Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim virtual me kongresistët nga Grupi për Çështje shqiptare në Kongresin amerikan, Ritchie Torres, Darrell Issa dhe Robert Aderholt.
Kryeministri e falënderoi kongresistin Torres, njëherit bashkëkryesues i Grupit për Çështje shqiptare në Kongresin amerikan, dhe kongresitët për avokimin e tyre për Republikën e Kosovës, dhe vlerësoi deklaratat publike në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian, shkruan arbresh.info.
Merita të mëdha për suksesin e Kosovës kanë mbështetësit e fortë në Kongresin Amerikan, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se Kosova ka fatin e mirë që tani ka edhe kongresistët nga Grupi i Çështjeve shqiptare si aleatë në Kongres.
Kryeministri Kurti theksoi se ka një sërë fushash në të cilat mund të thellohet e zgjerohet bashkëpunimi në interes të Kosovës, duke veçuar avokimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe për rritjen e investimeve amerikane në Kosovë.
Kongresistët amerikanë ritheksuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh se Kosova në Evropë, dhe është koha që Republika e Kosovës të pranohet në NATO. Ata vlerësuan pozicionimin e Kosovës dhe angazhimin e përbashkët në avancimin e parimeve demokratike.
Po ashtu, theksuan domosdoshmërinë e ripërtëritjes së angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’u siguruar që Kosova, shtet mik e aleat i ShBA-ve do të marrë trajtim të drejtë./arbresh.info/
Konjufca në Tiranë për “Samitin e Diasporës”, takohet me hom...
Sulm me armë në një shkollë në Turqi, të paktën 16 të plagos...
Përplasje e ashpër mes Vuçiqit dhe kryeministrit të ri hunga...
Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza
Vance: Topi është në fushën e Teheranit pas “përparimit” në ...
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...