Ambasadorja e Palestinës në Shqipëri, Hana Shaëa vizitoi ditën e sotme myftininë e Shkodrës dhe u takua nga afër me myftiun imam, Muhamet Sytari.
Në fjalën e saj ambasadorja vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë në konfliktin mes Palestinës dhe Izraelit, ndërsa shtoi se Izraeli ka të drejtë mbrohet, por jo të sulmojë.
“Ne vlerësojmë qëndrimin e shtetit shqiptar. Ne nuk kapemi me një fjali të thënë nga ministria, Izraeli nuk ka të drejtë të vrasë fëmijë të pafajshëm, të dhunojë apo të shkatërrojë.
Izraeli ka të drejtë të mbrohet por nuk ka të drejtë të sulmojë e vrasë”, u shpreh Hana Shaëa, ambasadore Palestinës në Shqipëri, teksa falenderoi myftiun e Shkodrës për qëndrimin pro Palestinës./Eoronews Albania/
Kuvendi një minutë heshtje për Rexhep Qosjen
Vitia: Qytetarët shumë shpejtë do të bëhen me sigurime shënd...
Vdes akademiku Rexhep Qosja
Yamal i nënshtrohet testeve mjekësore pas lëndimit me Celtan
Qeveria e Shqipërisë çon në Kuvend raportin me 86 faqe për n...
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...