Pesë persona janë përleshur mes vete në fshatin Ballancë të Vitisë pas një mosmarrëveshje mes tyre.
Si pasoj e këtij konflikti, njëri person ka shtënë me armë zjarri mirëpo nuk ka pësuar lëndime asnjëri.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
“Me datën 11.05.2025 rreth orës 14:10 kemi pranuar informacion se në fshatin Ballancë të komunës së Vitisë si pasojë e një mosmarrëveshje ka ardhur deri te konfrontimi fizik në mes të pesë (5) personave meshkuj kosovar, në të cilin rast dyshohet se nga njëri prej të dyshuarve është përdorur edhe një armë zjarri pistoletë e llojit TT me të cilën dyshohet se është shtënë ti herë nga i dyshuari, nga të cilat të shtëna nuk ka pësuar askush. Gjatë këtij konflikti fizik lëndime trupore ka pësuar njëri nga të përfshirët në këtë përleshje i cili është duke marrë tretman mjekësore në qendrën emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit, i cili sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë”, tha Hashani.
“Në vendin e ngjarjes nga ana e zyrtarëve policor është konfiskuar arma e dyshuar, tri gëzhoja dhe tre fishekë. Po ashtu me urdhër të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontroll në shtëpitë e të dyshuarve në dy lokacione të ndryshme. Pesë të dyshuarit pas intervistimit me aktvendim nga Prokurori i Shteti janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’”, tha Hashani./Arbresh.info
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...