Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Qendrën e paraburgimit në Pasjak të komunës së Gjilanit një të burgosuri i është konfiskuar 0.25 gram marihuanë.
Sipas njoftimi të Policisë, rasti është duke u hetuar, shkruan Arbresh.info.
Rasti është vlerësuar si posedim i paautorizuar i narkotikëve.
“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE-Qendra e paraburgimit, Pasjak 16.07.2023 – 22:30.Nga zyrtarët korrektues është informuar se gjatë kontrollit të qelisë, të burgosurit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar 0.25 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e 24 orësh të Policisë. /Arbresh.info.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve