Rreth 100 bimë të kultivuara narkotike të llojit kanabis janë gjetur në pronën e një femrës në fshatin Vitanoviç të Leposaviqit.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se saktësisht bëhet fjalë për 78 bimë, shkruan arbresh.info.
Gjithashtu në të njëjtin njoftim thuhet se e dyshuara është intervistuar dhe me venim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Vitanoviç, Leposaviq 02.07.2020-08:30. Është raportuar se në pronën e të dyshuarës femër kosovare janë gjetur rreth 78 bimë të kultivuara narkotike të llojit kanabis. E njëjta është intervistuar dhe me venim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...