Konfiskohen mbi 200 kilogramë mish në një qebaptore në Fushë Kosovë, arrestohet një person

22:41 | 12 Tetor 2021

Policia e Kosovës dhe Inspektorët e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit kanë zhvilluar një aksion në Fushë Kosovë dhe Prishtinë ku janë konfiskuar mbi 200 kilogramë mish.

Sipas njoftimit të policisë mishi nuk kishte dokumente të prejardhjes dhe datën e prodhimit apo të skadimit të afatit, shkruan arbresh.info.

Lidhur me rastin është arrestuar një person i cili dyshohet se ka prodhuar dhe vënë në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor.

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën Hajrulla Zymi, në Fushë Kosovë, saktësisht në një lokal (qebaptore), po shiten produkte të mishit, që dyshohet se janë të pa kontrolluara”.

“Njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës dhe inspektorët e Agjensisë së Veterinës dhe Ushqimit (AUV), menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në lokalin e cekur kanë gjetë një sasi të mishit (rreth 120 kg), pa dokumentet e nevojshme të kontrollit nga personi kompetent apo enti i autorizuar, pa dokumente të prejardhjes dhe pa datën e prodhimit apo të skadimit të afatit”.

“Gjithashtu, në oborrin e shtëpisë së personit të dyshuar,, në Lagjen Emshir, në Prishtinë, në një depo, nga njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, është gjetur një sasi rreth 50 kg mish, pa dokument të prejardhjes, apo datën e skadimit, i cili ishte vendosur në një kuti plasitke dhe njësasi tjetër e mishit në një friz”.

“Lokali është mbyllë, ndërkohë që mishi dhe nënproduktet e mishit të gjetura në dy lokacionet , mbi 200 kg, nga inspektorët e AUV-it janë bllombuar, deri në krijimin e kushteve per asgjesim”.

“Lidhur me këtë rast, Prodhim dhe vënje në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor, është arrestuar një person i dyshuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”./arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara