Dy persona janë arrestuar mbrëmë pas mesnatës në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit të policisë u janë gjetur armë zjarri dhe fishek.
“Me datën 11.03.2024, rreth orës 02:10, deri sa policët e stacionit në Ferizaj ishin duke patrulluar në rrugën ‘’ Remzi Hoxha’’ në Ferizaj, kanë ndaluar një veturë BMW me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe veturës, tek shoferi B.J ( M/K) 29 vjeçar kanë gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me 11 fishekë, ndërsa edhe tek pasagjeri M.A (M/K), i moshës 27 vjeçar kanë gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me 5 fishekë”, thuhet në njoftim.
Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale dy armët e zjarrit dhe fishekët janë sekuestruar./Arbresh.info

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...
LDK reagon ashpër ndaj seancës së VV-së për presidentin: Sab...
Khvicha: Ndihem shumë mirë, jam në formë të mirë – nes...