Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndërmarrë një operacion me ç’rast në zonën e Mitrovicës është realizuar një bastisje që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një sasie të armëve dhe municionit.
Bastisja është realizuar në një shtëpi private me objekte përcjellëse, ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, një pistoletë, dy karikatorë dhe 80 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Armët dhe municioni janë konfiskuar si dëshmi materiale, me ç’ rast është arrestuar i dyshuari N.S, 66-vjeçar, i cili pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale mbajtje në pronësi, shfrytëzim, posedim i paautorizuar i armës.
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...