Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 545 pika kontrolle në nivel vendi, ndërsa 34 shoferëve u janë konfiskuar patentë shoferi për shkelje të rregullave të trafikut.
Gjatë periudhës së njëjtë kohore, Policia bënë të ditur se janë evidentuar 55 aksidente trafiku teksa apelojnë tek shoferët për respektimin e rregullave, përcjell Arbresh.info
“Gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 55 aksidente në trafikun rrugor, Policia e Kosovës me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik”, thuhet në njoftim.
“Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Lexo edhe:
Mblidhet OVL e UÇK-së, fton shqiptarët të bashkohen në prote...
Lituania shpall “situatë emergjente” për shkak të balonave n...
Limaj i bindur: Do ta çajmë rrethimin dhe do të jemi në Kuve...
Haradinaj: Kosova nuk është duke mbajtur zgjedhje prej qejfi...
Papa Leoni XIV pret Zelenskyn – Vatikani jep detaje
Zjarr në një ndërtesë në Indonezi, të paktën 17 të vdekur