Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë, në të cilën janë gjetur të ngarkuara mallra të ndryshme: 270 kg mish i pulës, 48 kanaqe pije energjike, 1 kg duhan refuz dhe dy shteka me cigare.
Policia tutje njofton se në konsultim me prokurorin mallrat dhe vetura e të dyshuarit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor ndërsa i dyshuari është liruar
“KONTRABANDIM ME MALLRA Fsh. Rogoqicë. Kamenicë, 28.09.2020-0:15. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se kishte pas të ngarkuara mallra të ndryshme: 270 kg mish i pulës, 48 kanaqe pije energjike, 1 kg duhan refuz dhe dy shteka me cigare. Në konsultim me prokurorin mallrat dhe vetura e të dyshuarit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, i dyshuari është liruar.”, njofton Policia e Kosovës.
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...