Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës brenda pesë ditëve ka shqiptuar mbi 900 gjoba si dhe ka konfiskuar 112 patentë shofer.
“Në kuadër të Njëjësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë është themeluar një task forcë pjesë e planit operativ ‘Droni’, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, parandalimin e aksidenteve të trafikut, identifikimin e kundërvajtësve, në veçanti identifikimin dhe parandalimin e kundërvajtjeve të rrezikshme”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Arbresh.info.
“Duke marr parasysh numrin e madh të kundërvajtjeve që shkaktojnë drejtuesit e mjeteve, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të tjerëve, si masa preventive dhe ndëshkuese në kuadër të aktiviteteve të kësaj task force, nga data 24.05.2024 e deri me datën 28.05.2024, janë konfiskuar si masë mbrojtëse njëqind e dymbëdhjetë (112) patentë shoferi për kundërvajtjet të ndryshme, ndër të tjera për tejkalime në vende të ndaluara, tejkalime të kolonës së mjeteve, mos ndalja në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semaforë etj”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërsa gjobat janë shqiptuar për kundërvajtje të ndryshme si: tejkalime të shpejtësisë, përdorimi i telefonit dhe mos vendosja e rripit të sigurisë gjatë ngasjes etj.
Ndryshe, nga 3 prilli i këtij viti ka hyrë hyn në fuqi Ligji i ri për trafikun rrugor, që parasheh masa dhe gjoba të ashpra për shkelësit e rregullave në komunikacion./Arbresh.info
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...