Konfirmon policia: një i plagosur dhe tre të arrestuar nga përleshja në shesh

18:17 | 13 Shtator 2016
M. A.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga përleshja në parking të Swiss Diamond ka mbetur një person i plagosur dhe tre të tjerë janë arrestuar.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 në rrugën “Tringë Ismaili” ka ndodhur një përleshje me armë zjarri. Një person është plagosur ndërsa tre të tjerë janë arrestuat”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info

(I)

Para pak çastesh reperët Noizy dhe Cozman janë rrahur në parkingun e hotelit Swiss Diamond dhe kanë shtëna me armë.

Fillimisht janë dëgjuar të shtëna me armë e më pas policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar reperin Cozman dhe reperin Noizy./Arbresh.info

policia ewr ryu

Shpërndaje në rrjete sociale