Policia e Kosovës në një përgjigje për lajmi.net e ka konfirmuar se ish-kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja është ndaluar dje në pikën kufitare të Durrësit.
Ramabaja është i dyshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesv të lartë.
“Mund të konfirmojmë se personi me inicialet S. R. shtetas i Republikës së Kosovës, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Shqipëris në pikën kufitare dalëse të Durrësit. Këto informacione Policia e Kosovës i ka siguruar nga autoritetet e Shqipërisë, me të cilët është në kontakt për procedura të mëtutjeshme lidhur me rastin”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ramabaja dyshohet se ka pasur pasaportë dhe leje qëndrimi franceze të falsifikuar.
Ai ka pasur të paraqitet në Prokurorinë Speciale ditën e hënë.
Lajmi.net nga burimet brenda policisë merr vesh se Sadri Ramabaja ka synuar të ikë në Itali.
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...