Personi i vrarë në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik është Faton Hajrizi dhe trupi i tij gjendet në morgun e këtij qyteti.
Kështu ka konfirmuar për Arbresh.info avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci.
Avokati Koci ka bërë të ditur se i është lejuar që ta shohë edhe trupin e pajetë të Fatonit.
“Mbetet tash edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë”, ka theksuar ai.
Koci ka bërë të ditur se është në proces të kryerjes së procedurave të tërheqjes së kufomës.
I arrestuar për të parën herë në vitin 2000 për vrasjen e një ushtari rus, Faton Hajrizi nga Komuna e Skenderajt, do të shndërrohej në një person me histori të gjatë kriminale dhe famë për shumë arratisje nga burgjet e Kosovës.
Për të fundit herë ai u arratis nga një burg i tipit të hapur në Kosovë, më 6 korrik të vitit 2024. Pak ditë më vonë u bë i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi dhe u vra deri sa ishte në arrati nga autoritetet serbe më 19 korrik./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vrasje, grabitje e shumë arratisje – Kush ishte Faton Hajrizi?
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat