Deputeti Albert Kinolli nga PRBK ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe ministritë përkatëse që të përfshijnë edhe komunitetin rom në programin e buxhetit të vitit 2019.
“Buxheti 2019 na lë të besojmë që Qeveria përmes politikave të saj, do të asistojë në përmirësimin e gjendjes aktuale dhe ekonominë e romëve dhe zhdukjen e varfërisë Shpresoj dhe pres që buxheti të jetë gjithëpërfshirës. Si deputet që përfaqësoj komunitetin rom, besoj që Ministria për Komunitete dhe Kthim do të ofrojë ndihmë afatgjate për kthim të qëndrueshëm. Apeloj te Qeveria dhe te ministritë që buxheti për vitin 2019 të jetë buxhet edhe i komunitetit rom”, tha deputeti.
Kuvendi i Kosovës, tash e dy ditë është duke diskutuar për projektbuxhetin e vitit 2019./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/280582775930321/
Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus
Vjosa Osmani prezanton aderimin e radhës