Sot inspektorati komunal i Rahovecit, ka liruar hapësirat publike në qytetin e Rahovecit, me këtë rast pronareve të lokaleve të cilët kanë ekspozuar mallin në trotuar u është konfiskuar malli.
Besnik Hoti, drejtor i Drejtorisë për Punë Inspektuese i cili gjatë gjithë kohës ka qenë sëbashku me inspektor shprehet se deri te fillimi këtij aksioni, ka ardhur duke u bazuar edhe në kërkesat e marra nga qytetarët pasi që sipas tyre kanë probleme për të ecur nëpër trotuare.
“Aksioni për lirimin e trotuareve nga mallrat të cilat janë ekspozuar nga shitësit nëpër trotuare e kemi nisur duke u bazuar në kërkesat e marra nga
shumë qytetarë, para fillimit të aksionit janë respektuar të gjitha procedurat e nevojshme dhe krejt në fund inspektorët komunal të asistuar edhe nga Policia e Kosovës stacioni në Rahovec kanë bërë konfiskimin e mallit për shitësit të cilët nuk i kanë respektuar njoftimet e bëra nga ana e inspektorëve”, ka thënë drejtori Hoti.
Drejtori Hoti, thotë praktika e zënies së trotuareve në rrugën kryesore të qytetit të Rahovecit, ka vazhduar për disa vite por që vazhdimisht
inspektorët e drejtorisë për Punë Insketuese kanë marrë aksione për lirimin e tyre. Aksione të ngjashme do të ketë në vazhdimësi, deri sa të mos ketë ekspozim të mallit nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve nga ekspozim i mallit.
Kim Jong Un fiton zgjedhjet parlamentare në Korenë e Veriut ...
Jashari takon Strasser, flasin për bashkëpunimin e shkëlqyer...
Sonte ndeshja Liverpool – Galatasaray
Rasti i rëndë i fëmijës 5-vjeçar, KOMF: Rast i njohur për in...
Shoqërohen në Polici u.d kryeshefja e ARBK-së dhe dy zyrtarë...
A pati neglizhencë nga QPS në Lipjan në rastin tronditës të ...