Komuna e Vushtrrisë është radhitur në top mesin e fituesve në grantin e përformancës “Mjedis i Pastër”, vlerësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe GIZ Gjerman.
212 mijë 915 euro është shuma e grantit për përformancën e mirë në fushën e mjedisit që Vushtrria ka fituar, si Komunë.
Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, ka falënderuar Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit dhe organizatën Gjermane Giz për vlerësimin si dhe ka pohuar se komuna ka fituar këto tre vjet afër 2 milionë euro si rezultat e përformancës së mirë në fusha të ndryshme.
“Faleminderit KRM ‘Uniteti’, punëtorëve të vyer, menaxhmentin si dhe punonjësve të Komunës së Vushtrrisë për angazhimin profesional” u shpreh Tahiri.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...