Kryetari i komunës së Rahovecit , Idriz Vehapi dhe menaxheri i Programit për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave DEMOS , Norbert A.E.M Pijls, sot kanë nënshkruar një aneks kontratë, që ka të bëjë me zotimin e mjeteve financiare nga komuna dhe DEMOS-i, para se zyrtarisht të fillojnë punimet në projektet të cilët janë në bashkëfinancim në mes të komunës dhe DEMOS-it.
Projektet të cilat janë në bashkëfinancim me projektin DEMOS, në komunën e Rahovecit janë: parku në fshatin Fortesë, trotuari në fshatin Xërxe, ndërtimi i parkut në fshatin Ratkoc , rregullimi i çezmës në fshatin Celinë, rregullimi i parkut në qendër të Rahovecit dhe rregullimi i çezmës në qytetin e Rahovecit. Vlera e përgjithshme e këtyre projekteve kap shumën 86.000 euro.
Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave DEMOS financohet nga Qeveria Zvicerane ndërsa zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media