Për gati 60 vjet një kioskë nuk e ndërroi vendin në lagjen “Bajrakli” në Prizren.
Për tri dekada ishte dyqan i shamive, e tri të tjerat si çajtore por nga e marta pritet të mos jetë më në atë në këtë pjesë të Prizrenit, njofton Klan Kosova.
Kjo për shkak të një vendimi të Komunës së Prizrenit që kjo kioskë të largohet nga hapësira e cila është pronë komunale.
Veçse arsyetimi i pushtetit se duhet liruar hapësira komunale, nuk po i duket bindës pronarit të minidyqanit.
“Afër 60 vjet s’i kena pengu kërkujna por tash kujna po i pengojna nuk po di”, ka thënë Bekim Bekniqi.
Ndërkohë, komuna në letrat poseduese i ka premtuar pronarit të shtëpisë përskaj se do t’i lirohej hyrja.
E ky i fundit, prapa kamerave tha se, i posedon të gjitha lejet e nevojshme për ndërtimin e shtëpisë, andaj ka bërë kërkesë për largimin e kioskës nga prona publike.
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...
Arsenal – Man United, formacionet zyrtare
Nëna e Brikenës komenton historinë e bujshme me Mateon: Ne n...
Edi Rama në Izrael, kjo është agjenda
Portieri i ri shqiptar ftohet nga Juventusi për ndeshjen me ...
Ludo i thotë Albës: Limi më ka thënë e dua…