Komuna e Prizrenit kërkon vazhdimin e karantinës për kaq ditë

12:13 | 3 Maj 2020
A Z

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se ministri në Detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, shkeli Kushtetutën e Kosovës, duke e futur Prizrenin në karantinë, për shkak të koronavirusit.

Mirëpo, ndryshe po mendojnë udhëheqësit nga kjo komunë.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit Eshref Memaj, për arbresh.info thotë se,  kemi kërkuar që të mos dalim nga karantina edhe dy javë.

“Situata në Prizren siq e dini është në rregull për momentin, mbrëmë Instituti i Shëndetit Publik mbrëmë bëri të ditur se në Prizren janë  0 raste. Po kemi kërkuar që mos të dalim nga karantina edhe për rreth 2 javë, edhe me ministrinë e Shëndetësisë jemi në kontakt të vazhdueshëm”, ka thënë ai.

Ndryshe, Gjatë ditës së djeshme, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur se në komunën e Prizrenit nuk ka pasur raste të reja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale