Komuna e Prizrenit ka ftuar qytetarët të fillojnë të parashtrojnë kërkesat për prerjen e druve në pyjet private të tyre.Sipas njoftimit të Komunës, ky afat për parashtrimin e kërkesave është deri më datën 31 mars 2020.
“Kërkesës duhet t’iu bashkëngjiten këto dokumente: 1. Fleta poseduese e pronës (pyllit) 2. Kopja e planit e pronës (pyllit), dhe 3. Kopja e letërnjoftimit të pronarit”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Në komunikatë thuhet që kërkesat për prerje mund t’i parashtrojë pronari i pyllit ose anëtari i ngushtë i familjes (me dokumente dëshmuese), ndërsa në mungesë të pronarit, duhet kontrata apo autorizimi i vërtetuar nga noteri ose avokati, me të cilën dëshmohet pronësia e pyllit.Kërkesat mund të dorëzohen në Zyrën e Pylltarisë në Prizren./arbresh.info/
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...