Drejtoria e Inspekcionit në vazhdën e ndalimit të ndërtimeve pa leje, pas masave paraprake, vërejtjes së ndaljes së punës sot realizoi një aksion të rrënimit në lagjen “Kalabria”, rr. Rexhep Krasniqi.
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Xhelal Sveçla tha se historia e ndërtimeve pa leje në Prishtinë ka përfunduar një herë e përgjithmonë.
“Komuna e Prishtinës është e vendosur dhe e përkushtuar që të parandalojë dhe të rrënojë ato objekte ku ka shkelje të rregullave dhe ligjeve në fuqi. Po ashtu, Drejtoria e Inspekcionit është duke vazhduar me aktivitetin e përditshëm për rrënimin e gërmadhave të cilat përbëjnë rrezik për shëndetin publik të qytetarëve”, tha Sveçla.
Sot, në kuadër të planifikimit për pastrimin e gërmadhave që për 15 vite e kanë rrezikuar dhe vështirësuare jetën e qytetarëve, Drejtoria e Inspekcionit është duke vazhduar me aksionet për pastrimin e lokacioneve të rrezikshme për qytetarët, ndërsa aktualisht është duke u realizuar aksioni në rrugën Shaip Kamberi, – lagjja “Dodona”
. 

Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...
Hapet procesi i gradimit për 157 pozita Toger në Policinë e ...
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...
Ndërron jetë 17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në kokë në...