Komuna e Prishtinës bënë të ditur se nesër, duke filluar nga ora 08:30, Drejtoria e Inspekcionit do të zhvillojë një aksion në Pallatin e Rinisë me qëllim të largimit të disa konstruksioneve të vendosura pa leje në këtë Pallat e që sipas organeve kompetente po rezultojnë në ndryshim të pamjes origjinale të këtij objekti.
Këtë aksion do ta vëzhgojë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, meqë largimi i këtyre konstruksioneve ka qenë kërkesë e vet Ramës.
Në njoftimin nga Komuna e Prishtinës, thuhet se Kryetari Rama bashkë me ekipin e tij, po punojnë me përkushtim në ruajtjen e origjinalitetit të objekteve që shpërfaqin memorien kolektive të shumë gjeneratave e që është e domosdoshme të ruhen si trashëgimi kulturore e Kryeqytetit./arbresh.info/
Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë
Tetë këshilla si të parandaloni grumbullimin e pluhurave në ...
A e dini se kafeja është e thartë? Ja se si mund të ndikojë ...
Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani
Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet
Mbrojtësi danez flet pas përballjes me Yamalin: Unë do të lu...