Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se rregullorja për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, konkretisht neni 2 paragrafi 6.9, përcakton saktë tarifën për shfrytëzimin e hapësirës publike para objektit në të cilin kryhen shërbime tregtare dhe hoteliere.
Secili nga shfrytëzuesit e hapësirës publike tashmë e di obligimin e vetë financiar ndaj Komunës, lidhur me hapësirën që shfrytëzon.
“Meqë jemi drejt përfundimit të sezonit dimërore, edhe obligimet për këtë sezonë duhet të përfundohen.”
“Pas datës 31 mars, ekipet tona do të jenë në terren për t’i bërë verifikimet e nevojshme, dhe në secilin rast ku vërehet shmangie nga pagesa do të shqiptohen gjoba dhe do të bëhet konfiskimi i inventarit/mallrave nga hapësira publike”, thekson komuna e Prishtines.
Përveç kësaj, shfrytëzuesit që nuk i kryejnë obligimet për sezonin paraprak, nuk do të mund të pajisen me lejet për shfrytëzim të hapësirës publike gjatë sezonit verore.
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...