Rrugët dhe trotuaret në kryeqytet janë vështirë të kalueshme.
Kjo pasi ato nuk po pastrohen mjaftueshëm ditëve të fundit kur vendi është përballur me reshje të borës.
E më keq se qyteti qëndron pjesa në periferi, shkruan arbresh.info.
Por për pastrimin e rrugëve rurale, Kuvendi komunal i Prishtinës ditë më parë ka ndarë rreth 100 mijë euro.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e bërë publik ne faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Në të njëjtën faqe thuhet se Kuvendi Komunal i Prishtinës për kontratën “Mirëmbajtja dimërore e rrugëve rurale”, në komunën e Prishtinës kishte planifikuar të shpenzonte shumën 140 mijë euro.
E pas hapjes së tenderit, 6 kompani kishte aplikuar.
Fituese kishte dalë “Ve – Mor ” SH.P.K” e cila kishte ofruar çmimin më të ulët prej 94 mijë e 827 euro.
Në të njëjtin njoftim thuhet se çmimi më i lartë i ofruar ishte 116 mijë e 901 euro.
Kontrata është nënshkruar më 04 janar të këtij viti.
Ndryshe ditë më parë arbresh.info kishte raportuar për vështirësitë në qarkullim të automjeteve dhe këmbësorëve në fshatin Marevc në komunën e Prishtinës./Arbresh.info/
Lexo edhe: Agim Aliu ‘pastron’ Ferizajn me 250 mijë euro
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...
Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut zhvillon aktivitet ...
Lladrovci në Xhaminë Al-Aksa: U luta për ata që i japin zor ...
Gjeneral Jashari vlerëson mbështetjen japoneze për FSK-në