Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën nuk do të mbahet asnjë aktivitet kulturor dhe sportiv në kryeqytet, në nderim të viktimave nga Kosova që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci.
‘’Komuna e Prishtinës, shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi sot në Kroaci. Të lënduarve ju urojmë shërim e rehabilitim të shpejtë’’, thuhet në njoftimin e komunës.
Nga aksidenti i sotëm në Kroaci, vdiqën 10 persona ndërsa dhjetëra të tjerë pësuan lëndime.
E hëna është shpallur ditë zie në Kosovë. /arbresh.info/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova