Komuna e Prishtinës është duke e përpiluar Planin për Lëvizshmëri të Qëndrueshme në Qytet.
Siç njofton komuna, ky plan nënkupton identifikimin e problemeve në trafik dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve brenda qytetit, duke ndikuar kështu edhe në ruajtjen e ambientit, transmeton arbresh.info.
Përmes këtij plani mundësohet mbulim i gjithë territorit të Komunës me transport publik, si dhe krijohet infrastrukturë e përshtatshme për zhvillim ekonomik.
“Që të kemi jetë më të shëndetshme, më të sigurt, me ajër më të pastër e me më pak zhurmë në trafik, ju lutemi përgjigjuni saktë në anketën online ose tek anketuesit që mund të vijnë në shtëpinë tuaj. Për më pak se 5 minuta, mund të ndikoni në planin afatgjatë të Komunës për lëvizshmëri të qëndrueshme brenda Prishtinës”, thuhet në njoftimin e komunës./Arbresh.info.
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit