Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se kanë ndarë 70 mijë euro për pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë.
Bulliqi ka thënë se si qeverisje komunale do të angazhohen vazhdimisht që familjeve me gjendje të vështirë ekonomike të ju ndihmojnë në forma të ndryshme.
“Sot Kuvendi Komunal në Podujevë ka marrë vendim që të ndahen 70 mijë euro nga kategoria e subvencioneve për familjet skamnore. Si qeverisje komunale angazhohemi vazhdimisht që familjeve me gjendje të vështirë ekonomike t’ju ndihmojmë në forma të ndryshme”, thotë ai.
Kreu i Komunës së Podujevës thotë se kontaktet e shumta që kanë me donatorë kanë siguruar jashtëzakonisht shumë ndihma për këto familje.
“Dua ta theksoj që vetëm gjatë vitit të kaluar kemi siguruar donacione mbi 420 mijë euro dhe po synojmë që përmes subvencioneve e formave të tjera të ndihmës të jemi pranë tyre e të përmirësojmë mirëqenien e tyre”, ka pohuar ai.
Bulliqi ka përgëzuar asamblistët e Kuvendit që unanimisht votuan pro kësaj ndihme./arbresh.info/
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...