Pas raportimit të arbresh.info për sulmin fizik ndaj zyrtarit për aktvendime në komunën e Podujevës ka reaguar kjo e fundit.
Shefi i zyrës për informim këtë komunë, Nazmi Elezi ka konfirmuar se nuk është marrë asnjë masë disiplinore për këtë rast duke demantuar kështu të dyshuarin për kryerjen e këtij sulmi, Sami Ajetin.
“Deri tash nuk është ndërmarrë masë disiplinore ndaj ndonjërit nga zyrtarët e implikuar në incidentin fizik. Rasti është në procedurë dhe do të veprohet konform rregulloreve dhe ligjeve në fuqi”, ka thënë Elezi.
Ndryshe i dyshuari për kryerjen e këtij sulmi, ofiqari Sami Ajeti ka thënë se është suspenduar nga komuna.
“Jo nuk jam ndalu në Policinë e Kosovës, në komunën e Podujevës jam suspenduar për një muaj deri në vendimin e ardhshëm”, ka përfunduar Ajeti.
Gjatë ditës arbresh.info ka raportuar lidhur me këtë incident.
Arianit Shaqiri që mban pozitën e zyrtarit për aktvendime në komunën e Podujevës, me 4 dhjetor në vendin e tij të punës ishte sulmuar fizikisht nga ofiqari, Sami Ajeti.
Shaqiri nuk ka dashur të prononcohet ndërsa Ajeti ka mohuar të ketë qenë sulm fizik.
“Ka ndodhë në afekt, nuk ka qenë konfrontim. Ka qenë për një dokument zyrtarë dhe jemi marrë vesh, nuk ka qenë sulm, ja kam gjuajt dokumentet hunëve”, ka thënë ai.
Ndërsa nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar sulmin duke thënë detaje për rastin.
“Po është një rast i hapur, që ka ndodhur me 4 dhjetor në orën 14:00. Dy persona punëtorë të Kuvendit Komunal pas një mosmarrëveshje rreth disa dokumenteve të tyre, njëri nga zyrtaret e sulmon tjetrin. Rasti është i hapur ndërsa ka shkuar në Prokurori”, ka thënë zëdhënësja e stacionit policor në Podujevë, Antigona Çitaku./Arbresh.info/
Lexo edhe: Vëllai i Ali Ajetit sulmon fizikisht zyrtarin komunal, komuna nuk e suspendon
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK