Komuna e Obiliqit është e radhës që u ka kërkuar mësimdhënësve t’i rikthehen mësimit. Kërkesa vjen pas vendimit të Qeverisë së Ramush Haradinajt për të ndarë 20 milionë euro në vit për rritje pagash në tri nivele të arsimit.
Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi, thotë se nga nesër do të duhej të fillonte mësimi “me shpresën në arritjet e vazhdueshme të fëmijëve në rrugën e dijes”.
“‘Të nderuar mësimdhënës,
Duke përshendetur reflektimin kaq pozitiv të Qeverisë Haradinaj, karshi kërkesave tuaja, e duke u premtuar përkrahjen time gjithnjë ndaj jush,
U ftoi të gjithëve ju mësimdhënës të komunës time, që nga neser të filloni procesin mësimor me shpresën në arritjet e vazhdueshme të fëmijëve në rrugën e dijes.
Ju ditët gjithher të kontriboni në këtë fushë e po ashtu ju jeni shtylla e ndërtimit të shtetit tonë, prandaj unë kam shpresë në ju që duke respektuar ofertën e kryeministrit Haradinaj, neser të filloni procesin mësimor në të gjitha institucionet shkollore’, thuhet në njoftimin nga kjo komunë.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X