Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) sot ka bërë publikimin e raportit “Transparometri 2019”, në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale”, të mbështetur nga Ambasada Britanike.
Në publikimin e këtij raporti ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, me ç’ rast Komuna e Mitrovicës është cilësuar si ndër komunat më transparente për transparometrin komunal për vitin 2019 sipas Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).
Ky vlerësim është bërë në bazë të raportit nga metodologjia e matjes së transparencës dhe llogaridhënies për vitin 2019, në 38 komunat e Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Komunat janë vlerësuar në bazë të 48 indikatorëve të ndryshëm, ku Komuna e Mitrovicës në këtë raport është vlerësuar si ndër Komunat më transparente për vitin 2019, duke treguar kështu një rezultat mjaft të mirë në nivelin e transparencës dhe llogaridhënies, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në informatat publike dhe të jenë pjesë e politik-bërjes në nivelin Komunal.
Nga ky raport Komuna e Mitrovicës ka arritur të renditet në vendin e dytë me pikët e përgjithshme 86,46%./arbresh.info/

Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...