50 fermerë në Komunën e Mitrovicës në kuadër të Planit të Punës së Drejtorisë për Bujqësi janë subvencionuar me sera.
Ndarjen e serave e bëri kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, njofton klankosova.tv
Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e fermerëve ku subvencionimi do t’i ndihmojë për kultivimin e prodhimeve vendore.
Bahtiri përshëndeti fermerët përfitues të projektit, duke iu dëshiruar suksese në punën e tyre edhe në të ardhmen.
”Komuna në bazë të mundësive dhe kapaciteteve buxhetore po përpiqet të mbështes zhvillimin e bujqësisë, duke iu ofruar subvencione të ndryshme, kësaj radhe me sera në disa lokalitete të ndryshme”, tha kryetari Bahtiri.
Ai po ashtu ka kërkuar nga qytetarët e pranishëm që të jenë pjesë e dëgjimeve publike buxhetore të cilat do të organizohen shumë shpejt nga Drejtoria e Financave, ku kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve do të merren parasysh.
Ndërkaq në fund fermerët përfitues kanë shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që po u jep komuna.
Ata thanë se do të punojnë maksimalisht për përkujdesje dhe mirëmbajtjen e serave, me qëllim të arsyetimit të mbështetjes dhe prodhimtarisë sa më të mirë.

Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish
Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Va...
Takimi për zgjedhjet e reja, PDK, LDK dhe AAK i përgjigjen f...
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah