Komuna e Mitrovicës ka deklaruar se sot në orët e hershme të mëngjesit autoritetet komunale janë përballur me ndaljen e rrjedhës së ujit nëpër shtratin e lumit Ibër.
Sipas njoftimit në Facebook, kjo ndalje ka shkaktuar edhe shterjen e lumit.
“Rrezikimi i furnizimit me ujë të pijes për rajonin e Mitrovicës në këto temperatura të larta, rrezikimi i ekosistemit të lumit Ibër janë alarmuese për ne si institucion i Komunës së Mitrovicës. Komuna e Mitrovicës ka kërkuar sqarim dhe sipas informatave nga organet kompetente arsyeja e mungesës së ujit është për shkak të punimeve të zhvilluara në Liqenin e Ujmanit”, thuhet në njoftimin e komunës së Mitrovicës./Arbresh.info/
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...