Në vazhdën e masave parandaluese në mbrojtje të virusit COVID-19, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, njofton të gjithë qytetarët e Mitrovicës, se nga nesër do tu pamundësohet frekuentimi në Shalë të Bajgorës, kjo pasi që paraqet rrezik të panevojshëm në shëndetin e qytetarëve.
Kryetari Bahtiri kërkon falje nga të gjithë qytetarët për këtë kufizim, duke thënë se është shumë i domosdosshëm për të zbatuar masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19 dhe siguruar distancimin social.
Po ashtu kryetari Bahtiri bën thirrje tek të gjithë qytetarët ti zbatojnë të gjitha rekomandimet e IKSHP-së, duke qëndruar në shtëpi dhe reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme. /arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi