Komuna e Mitrovicës ka filluar me zbatimin e masave për parandalimin e Koronavirusit
Mbrëmë është dezinfektuar objekti i Komunës së Mitrovicës si masë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID- 19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të zyrtarëve dhe qytetarëve të Mitrovicës.

Po ashtu sonte do të bëhet edhe dezinfektimi i objektit të QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet me dezinfektimin e hapësirave publike, përkatësisht objekteve e hapësirave punuese e pritëse të Stacionit të Autobusëve, ndërmarrjeve publike, institucioneve arsimore dhe kulturore.
Pa panik, vetëm kujdes e masa efektive, për parandalimin e këtij virusi./arbresh.info/

Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...