Reshjet e borës kanë krijuar probleme në disa komuna të Kosovës.
Komuna e Malishevës, ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të mëdha, rrugët kryesisht janë të kalueshme por ka vështirësi, sidomos në rrugët e vendbanimeve malore, në malet e Berishës dhe në drejtim të fshatit Llapçevë.
Sipas tyre, operatori për mirëmbajtjen e rrugëve është në terren.
“Edhe ekipet përgjegjëse komunale, të prira nga nënkryetari I Komunës Hajdin Berisha, gjithashtu janë në terren. Rrugët nuk janë të bllokuara, por ka vështirësi në qarkullim për shkak të borës se vazhdueshme që po bie”, thuhet në njoftim.
Apelohet që qytetarët të kenë kujdes të shtuar.
“Qytetarëve ju behet thirrje për kujdes të shtuar dhe të mos dalin me vetura në rrugë, pa pajisje dimërore”, thuhet në fund.
Rrugët te kalueshme në Malishevë
Si pasojë e reshjeve të mëdha, rrugët kryesisht janë të kalueshme por ka vështirësi,…
Posted by Komuna Malishevë on Sunday, 21 March 2021
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin