Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike bashkë me operatorin ekonomik janë angazhuar me kapacitete të plota në mënyrë që rrugët, sheshet e trotuaret të jenë të pastruara.
“Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Gjilanit, Kushtrim Ibrahimi, ka dalë në terren jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës për të pare gjendjen e rrugëve”, thuhet në njoftimin e komunës.
Ai tregoi se pas reshjeve të dendura të borës, operatori ekonomik nga mëngjesi ka kryer pastrimin e rrugëve në komunën tonë.
“Gjatë vizitave në teren të gjitha rrugët janë të kalueshme, lusim qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe njëkohësisht të na njoftojnë për vështirësitë në rrugët ku ata hasin”, tha drejtori Kushtrim Ibrahimi.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...