Nënkryetari i komunës së Gjilanit Arbër Ismajli thotë se kujdesi duhet të rritet për shkak të pandemisë por sipas tij nuk duhet të ketë kufizime në këtë komunë.
Ismajli në RTV Dukagjini thotë se nuk janë dakord me disa masa të propozuara nga niveli qendrorë për mbylljen e gastronomisë.
Ai thotë se sektori i gastronomisë është shumë i rëndësishëm për këtë komunë pasi punëson shumë punëtorë.
“Në takimin e nesërm me kryeministrin Hoti do t’ia përcjellim disa shqetësime që Gjilani nuk ka nevojë për disa kufizime. Nga dita e parë deri më tani Gjilani nuk ka asnjë burim infeksioni nga gastronomia”, tha ai.
Nënkryetari i komunës së Gjilanit thotë se rastet e kësaj komune janë të menaxhueshme dhe sipas tij “Prishtina nuk duhet të merret si mostër për sanksionimin edhe të komunave tjera”.
Ismajli thotë se deri sot në Gjilan janë 77 raste aktive me coronavirus.
“12 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Gjilan ndërsa 2 tjerë në Klinikën Infektive në Prishtinë”, deklaroi me tej Arbër Ismajli.
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026
Nagavci: VV mbështet Buxhetin 2026 dhe amendamentet për Pris...
Dështon rezoluta për ish-krerët e UÇK-së, deputetët maqedona...
Deputeti Zlatan Elek largohet nga Kuvendi, Nikoliq merr vend...