Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë stërvitje ushtarake nga data 17 deri më 26 qershor në hapësirat e Aeroportit të Gjakovës dhe në zonat përreth.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake, shkruan Arbresh.info.
“Njoftim nga Forca e Sigurisë së Kosovës Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjakovës, Ju njoftojmë se, bazuar në planin e rregullt të stërvitjeve, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë stërvitje ushtarake nga data 17 deri më 26 qershor , në hapësirat e Aeroportit të Gjakovës dhe në zonat përreth. Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake.”, thuhet në njoftim.
“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo shqetësim të mundshëm dhe ju falënderojmë për bashkëpunimin!”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...