Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i ka dal në ndihmë qytetit të Pejës pas vërshimeve të mëdha, ku humbën jetën dy persona.
Aliu përmes një statusi në Facebook, tha se ka kontakutar me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri the i ka shprehur ngushëllime për familjen Ademaj.
“Sot, kontaktova Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për t’i shprehur ngushëllime të sinqerta për viktimat e vërshimeve të djeshme ku humbën jetën një nënë dhe djali i saj 5 vjeçar, e përmes tij i shpreha ngushëllime edhe familjarëve të viktimave”, ka shkruar ai.
Ai tutje tha se ka shprehur gatishmërinë për solidaritetin e komunave që ta ndihmojnë Pejën.
“I shpreha gatishmërinë e solidaritetin e komunave që të ndihmojmë Pejën për tejkalimin e situatës. Sot, jemi të gjithë me mendje e me zemër me Pejën”, ka shkruar tutje ai.
Ndërkohë Policia ka njoftuar se një grua bashkë me fëmijën e saj pesë vjeçar kanë vdekur mbrëmë si pasojë e vërshimeve të mëdha./Arbresh.info/
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit