Kompania gjermane hekurudhore ‘Deutsche Bahn’ njoftoi se synon të punësojë të paktën 21,000 punonjës të rinj këtë vit, duke përfshirë 5,200 të trajnuar.
Kompania shtetërore po kërkon rreth 770 dispeçerë, 740 shoferë trenash dhe rreth 740 teknikë, njoftoi një përfaqësues i ‘Deutsche Bahn’ për gazetën ‘Bild’.
Ndërsa ‘Deutsche Bahn’ punësoi 22,000 punonjës në vitin 2021, kompania ka humbur mijëra punonjës çdo vit, kryesisht për shkak të daljes në pension.
“Ekziston një kërkesë vjetore prej rreth 2,000 makinistash të rinj”, tha kompania.
Numri i punonjësve të ‘Deutsche Bahn’ në Gjermani u rrit me 2,000 vitin e kaluar pas një rritje prej 5,000 në vitin 2020./albinfo.ch/
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...
Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë: ...