Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për të Pagjeturit, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, së bashku me Bordin e Grupit të Grave Deputete, do të vizitojnë sot disa shoqata dhe ente të ndryshme në Krushë të Madhe dhe në Gjakovë, shkruan arbresh.info.
“Në Krushë të Madhe do të vizitojnë koperativën bujqësore që udhëhiqet nga Fahrije Hoti në ora 12:30, ndërsa në Gjakovë, strehimoren në këtë qytet si dhe do të bëjnë homazhe në varrezat nē Meje, në shenjë të përvjetorit të 23-të dhe kujtimit të të rënëve në masakrën e Mejes në ora 17:30”, thuhet në njoftimin për media.
Deputetët do të takohen edhe me Ferdonije Qerkezi, Nysrete Kumnova dhe Luljeta Sharani./arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...