Komisioni për të Drejtat e Njeriut shpall konkurs për Avokatin e Popullit

11:42 | 8 Prill 2026
Q L

Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka shpallur të mërkurën konkurs për pozitën e Avokatit të Popullit.

Gjatë raportimit para këtij komisioni, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka paraqitur fushëveprimtarinë dhe prioritetet e ministrisë që drejton.

Sipas tij, ministria mbulon Inspektoratin Qendror të Punës, Agjencinë e Punësimit, si dhe skemat sociale, duke u angazhuar në hartimin e politikave dhe monitorimin e shërbimeve sociale.

Ai theksoi se ministria tashmë mbulon edhe sektorin e familjes, si fushë e veçantë, si dhe çështjet që lidhen me vlerat e luftës çlirimtare.