Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme, pasi diskutoi lidhur me rastin e vetëvrasjes së të riut Agon Musliu nga Gjilani, i izoluar në Qendrën e Studentëve, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.
“Ju lutem, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta me rastin e humbjes së jetës së djalit tuaj. Anëtarët e Komisionit shprehin dhimbjen e madhe bashkë me Familjen tuaj në këtë kohë të vështirë dhe do të jenë në dispozicion në zbardhjes së më të shpejtë të këtij rasti.
Ftojmë të gjitha institucionet dhe mekanizmat kompetentë hetimorë që të merren me këtë rast dhe që sa më parë që është e mundur të dalë në shesh e vërteta se si erdhi deri te ky rast tragjik, i cili na ka shqetësuar pa masë të gjithë neve”, thuhet në telegramin e komisionit, të nënshkruar nga kryetari Rasim Demiri. /arbresh.info

Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...