Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) pas analizimit të të dhënave të siguruara nga arkivat ndërkombëtare me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), ka iniciuar aktivitetet kërkimore në një lokacion në rajonin e Rahovecit, të njohur në evidencat kadastrale dhe nga komuniteti lokal si ‘Përzhina’, në afërsi të varrezave të qytetit.
Sipas planifikimeve operacionale, gërmimet kanë filluar ditën e mërkurë, ku janë gjetur dy pjesë ështërore , të cilat janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa gjatë ditës së enjte, janë gjetur mbetje mortore te të paktën një individi, të cilat mund t’i përkasin viktimave të luftës që mund të jetë në listën e personave të zhdukur.
Gërmimet realizohen nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës- në kuadër të Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.
“Me këtë rast, duke qenë se ky lokacion është edhe lokacioni i fundit, adresuar në kuadër të gërmimeve vlerësuese të planifikuara për vitin 2025, ju njoftojmë se më 19.12.2025, duke filluar nga ora 11:00, do të ketë prononcim për media lidhur me ecurinë e deritanishme të aktiviteteve kërkimore në këtë lokacion dhe lokacionet tjera”, thuhet në njoftim.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces, mbeten të përkushtuara në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe në informimin e rregullt të opinionit publik, duke respektuar ndjeshmërinë e procesit dhe dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre.
Gucati i quan skandaloze deklaratat e West: Kërkesa për 180 ...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Rama për Kushtetuesen, paralajmëron ndërhyrje në legjislacio...
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...