Komisioni për kategorizimin e veteranëve të luftës është në përfundim të procedurave dhe javën e ardhshme pritet të nis punën në këtë drejtim.
Kështu ka bërë të ditur sot kryeministri në detyrë, Isa Mustafa gjatë një takimi që ka pasur me përfaqësuesit e veteranëve të luftës në lidhje me vonesat për pagesat e pensioneve të tyre, shkruan arbresh.info.
Mustafa u ka thënë atyre se fondet për veteranët do të sigurohen me rishikim të Buxhetit.
“Sa u përket fondeve, ato do të sigurohen me rishikim të Buxhetit, dhe veteranët do të realizojnë plotësisht të drejtat e tyre në pensionet që u takojnë, të cilat do të paguhen në mënyrë retroaktive”, tha kryeministri Mustafa.
Ai bëri të ditur sot gjatë mbledhjes së Qeverisë se do të ketë vonesa në pagesat e pensioneve për veteranët për shkak të ngecjes në konstituimin e institucioneve dhe pamundësisë për rishikimin e buxhetit./arbresh.info/
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen