Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, nën kryesimin e Albena Reshitajt, kryetare, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
Projektligji është iniciuar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, me mbështetjen e pesë deputetëve të tjerë.
Kryetarja e komisionit, Reshitaj, pasi shfaqi shqetësimin e saj për gjendjen e rëndë në të cilën gjendet vendi ynë, si rezultat i pandemisë COVID-19, këtë iniciativë ligjore e konsideroi të një rëndësie të veçantë.
Në vazhdim, anëtarët e komisionit, gjatë diskutimeve të tyre theksuan nevojën urgjente për përshpejtimin e procedurave, në mënyrë që ky projektligj të miratohet sa më shpejt.
Pas diskutimeve, me dakordimin e të gjithë anëtarëve të komisionit, projektligji në fjalë u përkrah në parim, duke u proceduar tutje për shqyrtim në seancë plenare.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...