Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-Kollçakut

23:05 | 5 Mars 2026
E.H

Zëvendëskryetari i Komisioni Parlamentar për Legjislacion, Vigan Qorrolli, tha se pas shqyrtimit të dokumentacionit të kandidatëve Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha-Kollçaku për postin e presidentit, komisioni vlerësoi se mund të procedohet me nominimin e tyre në Kuvend.

“Komisioni ka konstatuar njëzëri se kandidatët e nominuar për president të Kosovës i plotësojnë kushtet e parapara me Kushtetutë”, tha Qorrolli.

Shpërndaje në rrjete sociale