Gjatë vizitës zyrtare të parë jashtë vendit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Shqipëri është pritur nga homologu i tij, Edi Rama.
Kurti fillimisht ka shprehur falënderime për mikpritjen teka ka shtuar se do të formojnë një komision ndërshtetëror për zbatim të marrëveshjeve, shkruan arbresh.info.
“U dakorduam që të formojmë një komision ndërshtetëror, i përbërë edhe nga ministra edhe nga deputetë që ato 77 marrëveshje që janë nënshkruar deri tani të zbatohen por edhe të shtohen me marrëveshje të reja. Dua që të shtojmë bashkëpunimin”, ka thënë Kurti.
E për punën e këtij Komisioni ka folur Edi Rama.
“Komisioni ndërshtetëror do të u jap mundësinë dy shteteve jo vetëm për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja por edhe për përcjelljen e ecurive, për të ndjekur dhe shtyrë në drejtim e duhur ato pika që komisioni konstaton se ka nevojë “, ka thënë ai./arbresh.info/
Kurti nga Tirana premton bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë
http://www.arbresh.info/lajmet/rama-tregon-se-cfare-bisedoi-me-kurtin-ne-tirane3/
Një i mitur nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen të dy ...
Tragjedia që tronditi Gjakovën: Çfarë dihet për vrasjen dhe ...
Bashkëpunon prej 7 vitesh, Fifi: Nëse Erkand Shabani për dik...
18 vjedhje dhe 54 arrestime brenda një jave në Ferizaj
Sulmet me dronë, mbyllet përkohësisht aeroporti dhe hapësira...
Zelensky viziton sot Mbretërinë e Bashkuar