Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, është takuat më Këshilltaren e lartë të Komisionit Evropian, Marta Garcia Fidalgo, me të cilën bisedoi për punën dhe angazhimet e Komitetit Drejtues Institucional me theks, Strategjia dhe Plani i Veprimit për integrimin e komunitetit RAE që jetojnë në Kosovë.
Këshilltarja e lartë e Komisionit Evropian për të drejtat e këtij komuniteti, Fidalgo, u interesua për planet dhe objektivat që ka Komisioni Drejtues dhe institucionet qendrore e lokale në tërësi në Kosovë për komunitetin RAE. Ngase, sipas saj, ky është një prej prioriteteve të KE-së.
Edhe në raport me Kosovën, ajo kërkoi që çështja e të drejtave dhe integrimit të këtij komuniteti të jetë i tillë. Ajo shprehu interesimin për intensifikimin e bashkëpunimit, sidomos në kultivimin e dialogut dhe diversitetit kulturor.
Garcia Fidalgo theksoi se institucioni që përfaqëson është i gatshëm që të kontribuojë dhe ndihmojë në avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes KE-së dhe institucioneve të Kosovës, e në veçanti atyre që merren me të drejtat e komunitetit RAE./arbresh.info
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...